Ballina Aktualitet Digjet Shëngjini/ “O Zot”, banorët dhe turistët mes lotëve lënë gjithçka në...

Digjet Shëngjini/ “O Zot”, banorët dhe turistët mes lotëve lënë gjithçka në bregdet – dalin pamjet

0
20

Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë!

Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera të vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.