Ballina Kosovë Drama e çiftit në motelin ‘Royal’: 19-vjeçarja i kërkoi 500 euro të...

Drama e çiftit në motelin ‘Royal’: 19-vjeçarja i kërkoi 500 euro të dashurit për t’ia….

17
0

Një rast jo fort i zakontë i vjedhjes ka ndodhur së fundmi në një motel në Fushë Kosovë, ku u përfshinë një çift, drama e të cilëve përfundoi me vjedhje e detyrim. Një vajzë dyshohet për rastin, e cila tashmë ka përfunduar në ndalim policor bashkë me një person që dyshohet se bashkëpunoi me të.

Media ka mësuar se rasti ka ndodhur në motelin ‘Royal’ ku e dyshuara 19-vjeçare kishte shkuar bashkë me viktimën 25-vjeçar gjoja se për të kaluar kohë së bashku, edhe pse gjithçka dyshohet se ishte planifikuar paraprakisht.

Bazuar në informacionet e para, vajza e dyshuar ia kishte vjedhur të dashurit një orë të markës ‘Rolex’ që kapte vlerën e rreth 20 mijë eurove dhe më pas janë larguar nga moteli.

Por, pasi u zbulua se çfarë ka ndodhur, vajza i vendosi një kusht viktimës në mënyrë që t’ia kthejë orën që ia vodhi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se e dyshuara i kërkonte atij 500 euro para të gatshme në këmbim të kthimit të orës mijëra euroshe. Në gjithë këtë rast, vajzës dyshohet se i ndihmoi një 23-vjeçar.

Plani për ta bërë këmbimin e parave me orën u bë nga të dy, por që i dyshuari fillimisht u kap në flagrancë.

Arrestimi i tij çoi në identifikimin edhe të vajzës së dyshuar dhe si rezultat u sigurua prezenca e saj nga Policia.

Dy të dyshuarit përfunduan në ndalim policor me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa ora e vjedhur i është kthyer viktimës.

Lidhur me këtë rast, personat e dyshuar do të hetohen për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Detyrimi”.