Ballina Europë Helikopteri përplaset me një ndërtesë në Irlandë, shefi i zjarrfikësve: Numri i...

Helikopteri përplaset me një ndërtesë në Irlandë, shefi i zjarrfikësve: Numri i viktimave është i lartë

21
0

Një helikopter është përplasur në një ndërtesë në fshatin irlandez Killucan, tha shefi lokal i zjarrfikësve.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e urgjencës ku ka disa viktima.

Policia irlandeze njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 me orën lokale, raporton theguardian.

“Sipas informacioneve të para ka një numër të madh viktimash, por sërish në këtë fazë nuk mund ta konfirmojmë numrin”, ka thënë shefi i Zjarrfikësve, Pat Hunt.

Njësia e hetimit të aksidenteve ajrore të Irlandës tha se kishte dërguar një ekip inspektorësh në vendin e rrëzimit të helikopterit me një motor.

Këshilltari i Qarkut Mullingar-Kinnegad Ken Glynn i tha RTE të Irlandës se incidenti ishte “tronditës dhe tragjik” dhe se mendimet dhe lutjet e tij ishin me familjet e viktimave.