Ballina Politika Pas deklaratave të forta të Ahmetaj, reagon ish-ministri Ylli Manjani: Denoncime që...

Pas deklaratave të forta të Ahmetaj, reagon ish-ministri Ylli Manjani: Denoncime që meritojnë hetim!

26
0

Juristi Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas deklaratave në një program televiziv të ish-ministrit të financave Arben Ahmetaj.
Sipas Manjanit denoncimet e bëra nga ish-ministri në arrati meritojnë hetim.

Postimi i plotë i Manjanit:

Denoncime që meritojnë hetim.
*****
Padyshim, deklarimet e publike të Ben Ahmetajt kanë vlerën e një denoncimi serioz. Ato janë denoncime dhe jo si ato “kallëzuesit popullorë” të cilëve ua shkruajnë kallëzimet të tjerët.
Denoncimet e Benit meritojnë hetime reale. Hetime jo kundërdeklarata relativizuese.
Të gjitha episodet në deklarim duhen hetuar:
– pronësia faktike e Erion Velisë tek Inceneratori i Tiranës,
– Ecoparku,
-AKSHI,
– Tuneli i Llogarasë,
– 10 miliard eurot e tenderave në i frastrukturë,
-5 miliardët e Bashkisë Tiranë,

Dhe po, padyshim edhe “dhoma e shurrës” së zonjës Millonai. Edhe kjo meriton hetim të mirfilltë sepse kompromenton rëndë dhe shumë rëndë besimin tek drejtësia.
Nga ana tjetër, rasti Ahmetaj tregon edhe njëherë se nxitimi për të arrestuar pa bërë hetime, është gabim i rëndë.

Nëse SPAK do kishte zgjedhur të bashkbisedonte me Ahmetajn apo qoftë edhe me Mërtirin ,të ballafaqonte faktet me deklarimet, të bënte kryqëzim thëniesh e kundërthëniesh, të verifikonte deklarime dhe të nxiste denoncues të tjerë të vinin në proçes, të lidhte deponimet me fakte konkrete, të ndërtonte llogjikën e integruar të kësaj çështje që nuk është 3 por 1 dhe me disa pjesmarrës, do kishte patur më shumë sukses.

Do kishte gjetur vërtetë kush është ideatori i inceneratorëve, kush ishin ekzekutuesit e idesë, kush ishin përfituesit prej saj e kush ishin hallexhinjtë që kontribuan për të ruajtur vendin e punës.
Pra SPAK do kishte një llogjikë të plotë e të integruar dhe një hierarki personash përgjegjës, dhe jo kap e arresto ça të dalë para.