Ballina Aktualitet Rritet me intensitet zjarri në Maliq, era favorizon flakët. Terreni i vështirë,...

Rritet me intensitet zjarri në Maliq, era favorizon flakët. Terreni i vështirë, problematik

0
22

Vatra zjarri me intesitet janë aktivizuar në zonën e Maliqit, më konkretisht në pyllin e Bodës.

Sipas informacioneve mësohet se shërbimi zjarrfikës Maliq ka qenë aty që në çastet e para të sinjalizimit të zjarrit, por terreni i thyer malor ju ka krijuar vështirësi.

Orën e fundit zjarri ka rritur intensitetin për shkak të erës së fortë pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e tij në dy ditët e fundit.

Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore, pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre ndaj dhe sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet.

Janë të angazhuara aktualisht 35 forca nga Nj.Adm Lozhan dhe vullnetarë, 16 forca nga shërbimi pyjor dhe 13 nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë 3, shërbimi pyjor Korçë 4, MZSH Devoll 5, MZSH Pustec 4, MZSH Pogradec 4, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë, etj.