Ballina Politika Seancë e jashtëzakonshme për ndryshimet në qeveri, opozita rikthen kaosin në sallë

Seancë e jashtëzakonshme për ndryshimet në qeveri, opozita rikthen kaosin në sallë

71
0

Është shoqëruar me debate dhe përplasja që në nisje, seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e ndryshimeve në qeveri.

Ka qenë Gazment Bardhi i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa ka përplasur edhe duart në Foltore duke shkaktuar zhurmë dhe kaos.

Ndërsa nga ana e saj, Nikolla i bëri të ditur, se Bardhi është i përjashtuar nga seanca.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Në seancën pritet të votohet gjithashtu edhe propozimi i kryeministrit Rama, për të emëruar Elisa Spiropalin në postin e kryetares së parlamentit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës