Ballina Kosovë Veseli: Faton Hajrizi, duhet t’i ketë 2 metra katror të tokës së...

Veseli: Faton Hajrizi, duhet t’i ketë 2 metra katror të tokës së tij në Kosovë, për t’u varrosur

0
23

Trupi i Faton Hajrizit i cili po thuhet se u vra nga policia serbe në Serbi, ende nuk është kthyer në Kosovë.

Ish-koloneli Afrim Veseli, ka kritikuar qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë për rikthimin e trupit të tij në Kosovë.

Postimi i plotë:

Faton Hajrizi, duhet ti ketë 2 metra katror të tokës së tij në Kosovë, për tu varrosur.

Tri ministritë e qeverisë nuk duhet t’i hakmerren për së vdekuri Fatonit, që trupi i tij të prehet në Kosovë.

Është aq jo humane e edhe e lig ndaj familjes Hajrizi, që shteti nuk kryen detyrën e tij për ta sjellë trupin e vdekur të një qytetari të saj.

Respekt për Arianitin si avokat.

Mos u hakmerreni ndaj një të vdekuri dhe familjes së tij.

Është obligim shtetëror kujdesi ndaj secilit qytetar, pra edhe të vdekur!