Ballina Sport Anglia gjen pasardhësin e Southgate

Anglia gjen pasardhësin e Southgate

20
0

FA është në kërkim të pasardhësit të Gareth Southgate si trajner i Anglisë.

Një emër i ri surprizë është shfaqur si kandidat ndërsa FA vazhdon kërkimin e saj për zëvendësuesin e përhershëm të Gareth Southgate.

Southgate u tërhoq nga roli i tij si trajner i Anglisë pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter dhe trajneri i Anglisë U21, Lee Carsley, dolën si favoritët e hershëm për të zëvendësuar Southgate.

Por një tjetër emër tashmë ka hyrë në garë; trajneri i Ipswich, Kieran McKenna.

The Sun raporton se irlandezoveriori, 38 vjeç, është shfaqur si kandidat pasi punës së mirë të bërë në drejtim të Ipswich.

Drejtori teknik i Federatës Angleze të Futbollit, John McDermott, ka marrë për detyrë të hartojë një listë të ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm për Southgate dhe ka punuar me McKenna kur ai ishte trajner i të rinjve te Tottenham.

McKenna u largua nga Spurs në 2016 për t’u bashkuar me Manchester United si trajner kryesor i U18-ve dhe përfundimisht u bë asistent i ekipit të parë në Old Trafford.

Ai u largua për të marrë drejtimin e Ipswich në vitin 2021, roli i tij i parë si trajner i një ekipi profesionist, dhe e udhëhoqi me sukses klubin nga League One në Premier League me ngjitje të njëpasnjëshme.

Ai ishte i lidhur me United, Chelsea dhe Brighton në fillim të kësaj vere përpara se të nënshkruante një kontratë të re prej 5 milionë sterlinash në vit me Ipswich.

The Sun raporton se McKenna është ‘i lumtur’ në rolin e tij aktual dhe pretendon se Ipswich do të luftonte shumë për ta mbajtur atë nëse FA do të bënte një lëvizje për trajnerin e tyre.

Ndeshja e radhës e Anglisë është përballja në Nations League me Republikën e Irlandës më 7 shtator.

Nëse një trajner i përhershëm nuk është në gjetur deri në atë kohë, trajneri i Anglisë U21 Carsley pritet të marrë drejtimin e kombëtares – duke i dhënë atij mundësinë për të bindur drejtuesit e FA.