Ballina Kulturë Giusy Ferreri në Selman Stërmasi, këngëtarja italiane dhuron spektakël në Tiranë!

Giusy Ferreri në Selman Stërmasi, këngëtarja italiane dhuron spektakël në Tiranë!

20
0

Këngëtarja italiane, Giusi Ferreri (Xhuzi Ferreri), ka elektrizuar  skenën, në Stadiumin “Selman Stërmasi”.

Qindra njerëz kanë shijuar për dy orë muzikën live të këngëtares së njohur, e cila dhuroi një performancë të jashtëzakonshme para publikut shqiptar dhe jo vetëm.

Në këtë natë ajo prezantoi dhe reporterin e saj të ri me 25 këngë.

Pak orë para koncertit ajo në një konferencë për mediat ajo tha se është hera e tretë që vjen në Shqipëri, ndërsa theksoi se është e lumtur që ndodhet në vendin tonë.

“Kjo është një përvojë e tretë por gjithmonë e kam ndjerë mikpritjen e publikut shqiptar ndaj dhe ky është një rast i veçantë për mua. Jam e lumtur që jam në Tiranë. Shpresoj që në të ardhmen e afërt do të vij në Tiranë dhe për pushime”, tha Ferreri.

Artisja zbuloi se pasioni i saj për muzikën e ka bërë të jetë unike dhe t’i mbijetojë ndryshimeve në industrinë e muzikës.

“Përsa i përket zhvillimeve që kam pasur vetë apo motivimit përsa i përket karrierës sime. Këshillat që mund të japë për muzikantët e rinj është se gjithsecili duhet të ketë të vërtetën e vet të brendshme”, tha Giusi Ferreri.

E njohur për zërin e saj unik dhe performancat e jashtëzakonshme, Giusi ka fituar zemrat e miliona fansave me hitet e saj të paharrueshme si “Novembre”, “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok”, duke bërë gjithmonë art të vërtetë dhe larg komercializmit