Ballina Kronika Shkodër/ Ndezi zjarr dhe dogji stallën e bagëtive, në pranga 64-vjeçari

Shkodër/ Ndezi zjarr dhe dogji stallën e bagëtive, në pranga 64-vjeçari

23
0

Një 64-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh.

Autori është identifikuar si Mark Gjokaj, banues në fshatin Mali i Gjymtit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.