Ballina Kosovë 75.8% të femrave janë të paaktivizuara në tregun e punës në Kosovë

75.8% të femrave janë të paaktivizuara në tregun e punës në Kosovë

18
0

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  apo 1 milion e 171 mijë e 763  janë popullsi në moshë pune . Sipas të dhënave  të Agjencisë së Statistikave të Kosovës   23 mijë e  663 persona janë më pak se në vitin paraprak.

Persona aktivë ishin 477 350 (15 456 më pak se në vitin paraprak).

Persona joaktivë ishin 694 413 (39 119 më pak se në vitin paraprak).

Persona të punësuar ishin 425 499 (21 686 më shumë se në vitin paraprak).

Persona të papunësuar ishin 51 851 (6 230 më pak se në vitin paraprak).

Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 57,8% (2,3% më e lartë sesa në vitin paraprak). Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 24,2% (2,2% më e lartë sesa në vitin paraprak).

Shkalla e punësimit ishte 36,3 % (2,5% më e lartë sesa në vitin paraprak).

Shkalla e papunësisë ishte 10,9% (1,7% më e ulët sesa në vitin paraprak).