Ballina Lifestyle Erion Isai dhe Bes Kallaku ‘dalin zbuluar’, telefonata mes tyre zbardh arsyen...

Erion Isai dhe Bes Kallaku ‘dalin zbuluar’, telefonata mes tyre zbardh arsyen e konfliktit: Jemi kapur për flokësh

77
0

Erion Isai i ftuar në një emision, ka zbuluar se shpesh jeta private dhe profesionale e tij ka qenë shpesh burim lajmesh e thashethemesh, ku aktori më në fund vendosi t’i sqaronte përpara kamerës. Një prej miqësive që gjithashtu ka qenë pre e lajmeve është raporti me Bes Kallakun.

Isai mohoi gjithçka duke e quajtur Besin “vëlla” dhe se në 19 vite, nuk janë zënë kurrë. Madje për këtë, ia atribuoi meritën shokut të tij.

Erion Isai: Besin unë e kam vëlla.

-Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…

Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.

Gazetari i kërkoi ta telefononte Besin gjatë transmetimit. Pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre. Besi sigurisht që s’e kurseu një përgjigje me humor.

Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?

Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.

Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.

Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin.