Nga Skënder Kapiti
Ata individë të cilët në Shqipëri kanë kulturë, edukatë, trashëgimi nacionaliste dhe që shprehen e deklarohen si patriotë, kombëtarë dhe Kosovëdashës , atyre në Shqipëri nuk u mundësohet kurrë një karrierë jo vetëm politike, por ata janë të neglizhuar dhe të përjashtuar edhe nga biznesi, janë të përjashtruar edhe nga ndonjë post apo detyrë shtetërore e punësim në administratë. Ata janë të izoluar dhe nuk i mbështët kush përvecse rrallë.
Duke parë realitetin e sotëm, se sa pak ose aspak që e mbështesin Sot Kosovën sidomos qeveria dhe pushteti e Kryeministri aktual, si dhe përgjumja e opozitës, e kësaj opozite pothuajse formale në Shqipëri në qëndrimin dhe mbështetjen e tyre për Kosovën , në këto kohë kur Kosova ka mbetur pothuajse e vetme në betejën kundër Serbisë dhe aleatëve të saj tradicional por edhe europianë, në këtë kohë kur Kosova do të duhej ta kishte më krah Shqipërinë në mbështetje të integrinmit të saj , në mbështetje për njohje të reja, në mbështetje të forcimit të ushtrisë dhe në mbështetje të forcimit të sovranitetit e legjitimitetit shtetëror, sot Shqipëria jo vetëm ajo politike, por as ajo intelektuale, shoqërore e as ajo mediatike nuk duket në krah të saj,por përkundrazi i kanë bërë edhe dëm Kosovës.
Shikoni se sa agresive kundër Kosovës është e gjithë ngrehina sllavo-serbe;e gjithë makineria e saj politike,diplomatike e shtetërore; sa anti-Kosovë dhe agresive është akademia, intelektualizmi, mediat, gazetaria, televizionet dhe kisha serbe.Në Shqipëri nuk ka politikë të majtë,as të djathtë dhe as të qëndrës që te jetë patriotike. Shqiptarëve në Shqipëri u bie ndërmend për kosovarët vetëm kur shohin se janë plazhet bosh, atëhere kujtohen e thonë pse nuk po vijnë kosovarët.
Duke parë tërë historikun e shtetit shqiptar të Shqipërisë rezulton se politikisht por edhe akoma më gjërë si shoqëri, Shqipëria nuk e ka mbështetetur nacionalizmin shqiptar dhe as interesin gjithkombëtar shqiptar.Në Shqipëri gjithmonë ka pasur tollovira politike, që kanë pasur si qëllim përfitimet dhe interesat personale ,fisnore, klanore e partizane dhe jo interesin gjithkombëtar. Madje mund të thuhet edhe kjo se pothuajse gjithmonë politika dhe pushteti në Shqipëri ka ardhur me ndihmën e vëndeve fqinje , armiq të Shqipërisë si Esad Toptani, Zogu, Enver Hoxha.
Dhe po kështu nuk ka se si shpjegohet ndryshe edhe tollovia politike e rrënimit dhe e shkatërrimit të cdo gjëje në Shqipëri në vitet 1991, nuk mund të shpjegohet ndryshe as katastrofa e ngjarjeve të vitit 1997, si dhe në vazhdimësi krimi, hajnija dhe korrupsioni i sotëm prej të cilave shqiptarët largohen nga adheu.
Sa herë që Kosova ka pasur nevojë për mbështejen e Shqipërisë, në Shqipëri ndodhnin situata të tilla që përbënin kërcënim për vetë shtetin shqiptar.Nuk kanë pësur mbështetje dhe as nuk ka shansin, kështu si duken punët, nuk ka shansin që në Shqipëri të vijë ndonjëherë në pushtet ndonjë forcë nacionaliste dhe patriotike e mirëfilltë, dhe nëse ndërmerret një lëvizje politike e tillë ajo nuk do kishte mbështetje as shoqërore dhe as mediatike sepse politka, shoqëria, mediat dhe intelektualizmi në Shqipëri kanë deficit të madh përsa i përket trashëgimisë nacionaliste, me nje fjalë në Shqipëri ka pak nacionalizëm. Kjo nuk është vështirë për t’u konstatuar se shikoni se cfarë njohje, edukate dhe propagande e cfarë promovojnë e bëjnë politika, mediat, intelektualët dhe shoqëria nëpër televizione, gazeta, klube e institucione të cilat janë të xhveshura nga kultura dhe edukata patriotike