Ballina Kosovë Ish-ministri: Siç duket Qeveria Kurti ka hyrë në njëfarë “kumarie” me oligarkët

Ish-ministri: Siç duket Qeveria Kurti ka hyrë në njëfarë “kumarie” me oligarkët

18
0

Ish- ministri i Financave, Haki Shatri thotë vendosja e tarifës nga KEDS-i prej 7,7 euro për rikyçje në energji elektike është formë e plaçkitjes ndaj qytetarëve.

“Ne jemi mësuar me dëgju lajme të këqija në këtë vend çdo ditë, befasohemi me dëgju diçka të mirë. KEDS-i e a bërë që kur të vjen fatura e dytë, nëse se keni paguar të parën, ta shkyçin rrymën. Për ta rikyçur pastaj, nëse i keni pasur 5 euro borxh duhet njëfar dënimi apo mëditje me ua pagu atyre që vijnë për me e rikyç. Kjo është formë e plaçkitjes”, tha ai.

Ai thotë se për çmimin e rrymës kanë reaguar por nuk kanë marrë përgjigje, dhe sipas tij, duhet pajtuar me shtetin se në të kundërtën të shkelin.

“Rritja e çmimit të rrymës veçse kemi reaguar disa herë por s’ka pas kundër reagim, e kanë lanë në qatë nivel të çmimeve. Shteti çka të bënë duhet të pajtohemi përndryshe të shkelin”, theksoi tutje ai.

Sipas Shatrit, shteti nuk do duhej të lejoj vendime të tilla por kjo po ndodhë pasi vetë qeveria ka lidhur bashkëpunim me oligarkët.

“Këta që bëjnë distribuimin e rrymës janë ndërmarrje private, meqenëse e kanë marrë këtë punë në privatizim, shteti ish dashtë me i ndalë dhe mos t’i lejoj të bëjnë veprime që janë në kundërshtim me marrëveshjen bazike. Siç duket qeveria ka hyrë në njëfarë “kumarie” me këta oligarkët, njëherë janë prishë por teknika është kështu për me mujt me hy në bashkëpunim me ta duhet njëherë me i kritiku, pastaj vijnë të bisedojnë dhe bëhen bashkë”, deklaroi ish ministri.

Në fund, ai tha se vendimet e Qeverisë po dëmtojnë qytetarët.

“Ky vendim e dëmton xhepin e qytetarëve, sikurse edhe rritja e çmimeve. Çdo vendim i ri që po merret po shkon në dëm të qytetarëve”, tha Shatri.