Ballina Politika PD plas akuzën e rëndë ndaj kreut të qeverisë: Rama me ligj...

PD plas akuzën e rëndë ndaj kreut të qeverisë: Rama me ligj të veçantë i ka dhënë 224 mijë metër katrorë tokë fisit…

0
29

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka miratuar një VKM që i jep tokë familjarëve të nënës së tij.
Përmes një deklarate pëe Mediat, Kaso dekalron se fisi Koleka ka përfituar një sipërfaqe prej 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë në Vuno, ndërsa një pjesë jo e vogël, i shkon edhe kryeministrit bashkë të vëllain Olsi Rama.

“Këtë ndryshim Edi Rama e ka bërë nëpërmjet 7 akteve ligjore, 2 ligje dhe 5 VKM.
Në këto kushte Gjykata e Apelit ka marrë një vendim të detyruar nga ligji i rishikuar, qepur me porosi nga vetë Rama.
Edi Rama ka kthyer kështu një sipërfaqe toke me pronësi të dyshimtë në një Eldorado për fisin e tij, dhe pavarësisht kësaj del i thotë publikut se ai nuk ka marrë asnjë metër tokë”, tha ndër të tjera ai.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos:

“Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror”
Këto janë fjalë të Edi Ramës më 24 maj të këtij viti në Himarë kur u ndante certifikata pronësie banorëve të zonës.
3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish-kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave.

Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka, që përfitonin tokë në bazë të ligjeve dhe VKM që kishte miratuar pinjolli i tyre nëpërmjet një serie manipulimesh.
Kështu, Edi Rama, kur shpërndante tapitë e pronave që u takojnë himariotëve në bazë të ligjit, bënte një akt propagandistik të dyfishtë: merrte merita se po u jepte himarjotëve çka ishte e tyrja dhe gënjente se familja e tij nuk përfitonte nga ky kthim pronash.

Nuk kemi të bëjmë me një arë, por me 22.4 hektarë ose 224 mijë metra, ku ai dhe i vëllai Olsi marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zonë, e painvestuar përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro. Kur Rama me “investitorët strategjikë” të tij ta kthejë në resort, bëhet fjalë për mbi 150 milion euro fitime.
Pyetja është si arriti Edi Rama deri këtu?
Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë çuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjencinë e Trajtimit të Pronave-ATP.
ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion.

I gjendur përballë refuzimit të agjencisë, Rama ka ndryshuar ligjin, sipas të cilit me anë të një vendimi, Gjykata e Apelit e detyron ATP ta regjistrojë direkt pronën. Kini parasysh se ligji i mëparshëm parashikonte që vendimi i Gjykatës së Apelit e detyron ATP ta rishqyrtojë, jo ta regjistrojë direkt pronën.
Për ta rënduar skandalin ATP në këtë proces gjyqësor as që ka guxuar të paraqitet e të mbrojë interesin e shtetit.
Këtë ndryshim Edi Rama e ka bërë nëpërmjet 7 akteve ligjore, 2 ligje dhe 5 VKM.
Në këto kushte Gjykata e Apelit ka marrë një vendim të detyruar nga ligji i rishikuar, qepur me porosi nga vetë Rama.

Edi Rama ka kthyer kështu një sipërfaqe toke me pronësi të dyshimtë në një Eldorado për fisin e tij, dhe pavarësisht kësaj del i thotë publikut se ai nuk ka marrë asnjë metër tokë.
Një prej përfituesve të tokës në këtë zonë është dhe familja e Vilma Nushit, oligarkja e preferuar e Ramës, gjithashtu pasardhëse e një prej familjeve të Byrosë Politike, ashtu si vetë Kryeministri.
Duam t’i kujtojmë qytetarëve standardin e dyfishtë antiligjor, etik dhe politik, që përdor Edi Rama dhe vegla e tij SPAK, për familjet e tjera që nuk kanë qenë pjesë e nomenklaturës komuniste.
Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha janë në arrest politik prej 8 muajsh. Ish-kryeministri është në hetim se u ka kthyer pronën e tyre mijëra qytetarëve të shpronësuar nga komunizmi, dhe një ndër përfituesit është edhe dhëndëri i tij me rreth 400 m2.

Ndërkohë, familjet e Byrosë Politike, Koleka, Rama dhe Nushi, ndajnë mijëra metra2 tokë në një prej zonave më të lakmuara të Shqipërisë, familjet e persekutuara nga të njëjtët byroistë, si Begeja etj, pasardhës i të cilëve është Jamarbër Malltezi, persekutohen sërish.
Lideri i opozitës pa asnjë provë mbahet në burg politik.