Ballina Politika Protesta e fermerëve të Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi: Ndërhyrja e policisë, terror kundër...

Protesta e fermerëve të Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi: Ndërhyrja e policisë, terror kundër fjalës së lirë

44
0

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë dega Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi, ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e policisë për të parandaluar protestën e fermerëve të kësaj zone. Në një postim në facebook, Saraçi shprehet se ky është terror kundër fjalës së lirë dhe të drejtës për të protestuar.

Ai më tej shprejet se ndërkoh që aspirojmë të shkojmë në BE, kemi frikë të lejojmë fermerët të protestojnë

Postimi i plotë i Ferdinand Saraçit:

Terror kundër fjalës së lirë, terror kundër të drejtes per te protestuar.
Thene shkurt, mos hapni gojen per asgjë sepse këtu vetëm një e ka edhe gurin edhe arren, të tjerët të mbledhin thërrimet.

Vend anëtar i Natos, aspirojmë për tu futur ne BE por kemi frikë te lejojmë fermerët të protestojnë. A vlejmë valle aq sa të na pranojnë? A është legjitime ti ndalosh qytetarit të drejtën për tu ankuar për çfarë e shqetëson?