“Rritja e konsumit dhe mirëmenaxhimi sistemit doganor kanë sjellë rreth 213 milionë euro të ardhurat nga doganat për muajin korrik 2024”, thanë burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Sipas shifrave operative, Administrata Doganore e mbylli muajin Korrik 2024 në masën 21,3 mld lekë ose rreth 105% e planit të të ardhurave. Krahasuar me muajin Korrik 2023 janë realizuar rreth 2,5 mld lekë më shumë (25 mln € më shumë).
Rritja e turizmit ka ndikuar në konsumin e mallrave të akcizës që mbajnë peshën kryesore te të ardhurat doganore.
Sipas informacioneve zyrtare një rekord i veçantë kanë qenë zhdoganimet e mallrave të akcizës ku për muajin korrik 2024 konsumi i karburanteve ka arritur në sasinë 67,200 ton ose rreth 6,000 ton më shumë se në Korrik 2023, cigare rreth 300 ton ose rreth 20 ton më shumë se muaji Korrik 2023, kafe rreth 700 ton ose 20 ton më shumë se në Korrik 2023 dhe birrë 12,800 ton ose rreth 1,500 ton më shumë se në Korrik 2023.