Ballina Europë Temperaturat ekstreme/ OBSH ngre alarmin: Më shumë se 175 mijë njerëz kanë...

Temperaturat ekstreme/ OBSH ngre alarmin: Më shumë se 175 mijë njerëz kanë vdekur në vit nga vapa në Europë

36
0

Të paktën 175,000 njerëz kanë vdekur në Europë, dhe kontinenti është ndër rajonet me ngrohjen më të shpejtë në botë, me temperatura që janë rritur rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Organizata (OBSH).

“Vapa është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me klimën në rajon. Temperaturat ekstreme përkeqësojnë kushtet kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe cerebro-vaskulare, shëndetin mendor dhe gjendjet e lidhura me diabetin,” tha drejtori i OBSH-së për Europë, Hans-Henry P. Kluge.

Gjatë 20 viteve të fundit, ka pasur një rritje prej 30 për qind në vdekshmërinë e lidhur me nxehtësinë.