Ballina Politika Agron Duka kundër ndryshimeve në Kod: Vranë partitë e vogla, jam i...

Agron Duka kundër ndryshimeve në Kod: Vranë partitë e vogla, jam i detyruar t’i bashkohem Berishës në zgjedhje

39
0

Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor praktikisht i kanë mbyllur listat dhe kjo është vrastare për partitë e vogla.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Duka tha se do t’i bashkohet Berishës në zgjedhjet e 2025, për shkak se detyrohet nga listat e mbyllura.

“Komunikimi nuk na ka munguar, Berisha jo vetëm që komunikon me telefon, por mban edhe fjalime. E rëndësishme është të dakordësojmë interesa reciproke në kushte të krijuara. Nëse Berisha, Noka, Gazi, nuk na japin aq sa na takojnë, do bëjmë pjesën që ngelet.

Federata e opozitës vazhdon. Nëse futem unë Fatmir Mediu, në atë 12-tshen nuk dihet kush do jetë i parë kush do jetë i fundit. Është e pritshme kjo lloj negociate. Pa interesa reciproke nuk mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk do biem dakord, do tentojmë. Ky lloj kodi është vrasës për partitë e vogla, nuk mund të dalin vetëm.

Rama nuk pranonte asnjë ndryshim se e patëm fajin vetë ne kur dolëm nga parlamenti. Nëse do ishin koalicionet, ne do hynim vetë si parti të vogla në aleancë. Gafa filloi nga dalja nga parlamenti, Kodi zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme”-u shpreh Duka.