Barcelona është shumë pranë transferimit të Dani olmo nga Leipzig teksa katalanasit kanë gjetur akordin me fantazistin që shkëlqeu në Euro 2024. Ajo që mungon është akordi me klubin gjerman edhe pse katalanasit kanë ofruar në total 65 milionë euro përfshirë edhe bonuset.
Madje, gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të nxitohen pasi është drejtori sportiv i Leipzig, Rouven Schroder i cili thekson se Olmon e vlerësojnë shumë si lojtar dhe si person, ndaj nuk do të jetë e lehtë për ta që të heqin dorë nga spanjolli.
“Olmo është shumë i çmuar për ne, si lojtar, por edhe si person.
Ne nuk kemi asnjë presion për ta shitur atë. Për momentin do të presim derisa ai të kthehet nga pushimet”, u shpreh Schroder.