Ballina Sport Chelsea nxjerr jashtë 11 ekipit kapitenin për ta larguar! Po ai do...

Chelsea nxjerr jashtë 11 ekipit kapitenin për ta larguar! Po ai do të largohet vetëm me kushtet e tij

26
0

Chelsea ka informuar Conor Gallagher se ai nuk është më pjesë e grupit të ekipit të parë. Blutë kanë pranuar një ofertë prej 33 milionë sterlinash nga Atletico Madrid për mesfushorin, por ai do të largohet vetëm me kushtet e tij. Gallagher, të cilit i skadon kontrata në vitin 2025, ka refuzuar dy oferta të fundit nga Chelsea për një rinovim dy-vjeçar, duke mos pranuar kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Tani, talkSPORT kupton që Blutë i kanë thënë 24-vjeçarit se nuk do të stërvitet me ekipin e parë kur të kthehen nga turneu i tyre në Shtetet e Bashkuara. Ata do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme me Gallagher të Premten teksa kërkojnë të zgjidhin të ardhmen e tij, me ofertën e tyre të fundit për kontratën ende në tryezë.

Futbollisti anglez u pa në Cobham të premten dhe ende nuk i ka thene “po” Atletico Madridit, i cili kërkon një përgjigje nga Gallagher deri ne fund te javes.

Gallagher filloi 37 ndeshje si titullar në Premier League për Blutë sezonin e kaluar dhe beson se ai meriton një marrëveshje afatgjatë, në dritën e kontratave të fundit tetë-vjeçare për lojtarë të tillë si Moises Caicedo.

Mesfushori ka qenë në Chelsea që në moshën tetë vjeçare dhe u zëvendësua si kapiten në mungesë të Reece James sezonin e kaluar. Megjithatë, kuptohet që Chelsea nuk pret që Gallagher të jetë një titullar i rregullt i ekipit të parë në sezonet e ardhshme nën menaxherin e ri Enzo Maresca, me stilin e tij të futbollit të bazuar në zotërimin e topit.