Ballina Aktualitet E përlotur në sallën e gjyqit, ja vendimi që mori GJKKO për...

E përlotur në sallën e gjyqit, ja vendimi që mori GJKKO për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

114
0

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila është përlotur në sallën e gjyqit. “Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur. Në dalje të GJKKO Fetahu nuk pranoi që të fliste për mediat.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u paraqitet sot në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ish-gjyqtarja në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, akuzohet për ‘korrupsion’, si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë.