Banorët e zonës së Thirrës në Mirditë janë ngritur sërish në protestë pasi pretendojnë se në kantierin e hidrocentralit kanë rifilluar punimet.
Ka qenë një eskavator në kantier, që ka çuar banorët të denoncojnë punimet, ndërkohë që çështja është ende në proces gjyqësor.
Besnik Paci, i ftuar në një intervistë televizive, tha se kompania ka korruptuar zyrtarët e bashkisë dhe pavarësisht shkresës së Zyrës Përmbarimore, ata kanë vazhduar punimit.
Paci pohon me fakte se institucionet shtetërore dhe policia po i mbron ata, pavarësisht se çështja është kthyer në rishqyrtim te Gjykata e Apelit
“Ne i jemi drejtuar Zyrës Përmbarimore dhe i kemi thënë që Gjykata e Lartë e ka kthyer çështjen në rishqyrtimin te Gjykata e Apelit, që a lejohet që kjo kompani të vijoj punimet dhe se a keni vendim gjykata që anulon veprimet përmbarimore.
Me shkresën që ka kthyer Zyra përmbarimore i jemi drejtuar Drejtorisë së Policisë vendore dhe Sektorit të Krimit ekonomik dhe kemi thënë që këtu ka punime të paligjshme jo vetëm nga kompania Zan, por edhe është një kompani tjetër fantazmë që thotë e ka sjellë këtë ekskavator por të bërë punime për këtë kompani. Pra këtu kemi edhe një shkelje ligjore dhe nga një komani pa asnjë leje. Ne kemi kërkuare nga policia, që të vij të bëj verifikimit, nuk ardhur që gjashte muaj.
Veprimet përmbarimore ngelin në fuqi, nuk kanë të drejtë ata të punojnë deri kur të vendos Gjykata e Apelit. Policia e Komisariatit në Rrëshenit, në një nga përgjigjet e para që na tha se ne nuk kemi kompetencë drejtohu bashkisë. Mora Policinë e Lezhës të cilët poashtu më kthyen të njëjtën përgjigje.
Ne kërkonim me patjetër të vinin ne teren, por ata i qëndronin besnik kompanisë që ne do të mbrojmë ty ti puno, këtu ligjin e bëjnë disa oligarkë, që i kanë futur në rreth, një rrjet edhe nga institucionet shtetërore edhe nga policia që i mbrojtën që të punojnë këta.
Kompania ‘Zan1’ është pronari i parë, këta kanë një nënkontraktor të tyre që është ‘Lajthiza invest’, për të cilën i kryen punimet por është edhe një kompani fantazmë që i kryen punimet në të zezë, kur erdhi policia, shoferi i ekskavatorit iku, pse duhet të ikte.”
Paci shprehet i bindur se do të qëndrojnë çdo ditë në protestën e tyre dhe se nuk do të lejojnë punimet deri në një vendim të Gjykatës së Apelit.
“Aty s’ka burime ujore, aty janë tharë fare, ata kanë prishur edhe tubacionet, hapat tonë janë që ne do të qëndrojmë aty, do lajmërojmë çdo ditë policinë dhe institucionet shtetërore dhe mediat se vetëm ato janë bërë gjykata jonë.
Përderisa ne kemi një vendim të Zyrës Përmbarimore deri në vendimin e Gjykatës së Apelit, me ligj do të presim se çfarë do vendos gjykata, ata nuk kanë të drejtë të punojnë.
Apeli vendos ose i pezullon ose i e le ne fuqi siç ka qenë.”
Paci, thotë se kanë fakte për zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion, për krimin mjedisor që kanë bërë dhe për të cilët thotë se do ti kallëzojmë në SPAK.
“Ata kanë bërë krim mjedisor, masakër mjedisore, kanë hapur kilometra rrugë në zonë të mbrojtur dhe organet e policisë dhe zyrtarët në këtë kompani, këta duan që të mos kenë fakte kur ti kallëzojmë ne në SPAK që të mos kenë fakte që ne ishim.
Ne kemi fakte për këtë masakër mjedisore, dhe kemi lajmëruar institucionet shtetërore dhe nuk kanë ardhur fare, janë shumë do ti kallëzojmë, duke filluar që nga pronarët e kompanisë, që nga zyrtarët nga të gjitha shtresat, se ne kemi lenë gjurmë, u kemi dërguar shkresa të njëpasnjëshme për shkeljet që janë bërë.”