Ballina Lifestyle Brooklyn Beckham thyen shpatullën, çfarë i ndodhi djalit të çiftit të famshëm!...

Brooklyn Beckham thyen shpatullën, çfarë i ndodhi djalit të çiftit të famshëm! Foto e tij nga shtrati i spitalit

35
0

Brooklyn Beckham ka pësuar një lëndim në shpatull. Në një postim në Instagram, djali i David dhe Victoria Beckham zbuloi se kishte thyer shpatullën

25-vjeçari postoi një imazh në rrjetin social dhe shkroi: “Unë theva shpatullën” duke shtuar, “por gjithçka është mirë sepse unë kam Nicola që kujdeset për mua. Të dua vogëlushe”, duke iu referuar gruas së tij, Nicola Peltz.

Në selfie-n e tij bardh e zi, 25-vjeçari shihet i është shtrirë në shtratin e spitalit.

Brooklyn nuk tregoi se si e theu shpatullën, ndërsa vetëm një natë më parë kishte publikuar foto në Instagram duke darkuar në një restorant japonez në Nju Jork.

Pjesa tjetër e familjes Beckham, ndodhen në një udhëtim në Itali, ndërsa Brooklyn dhe gruaja e tij nuk iu bashkuan në pushimet.