Ballina Europë E zuri gjumi në timon, 21-vjeçari shqiptar del nga rruga dhe përfundon...

E zuri gjumi në timon, 21-vjeçari shqiptar del nga rruga dhe përfundon poshtë urës

161
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar. Mësohet se Ani Gjergji 21-vjeç është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Siç raportohet  21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.

Mediat italiane bëjnë me dije se Gjergji kishte mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë, e duke u djegur plotësisht, teksa po kthehen në banesë ë tij pas një feste me miqtë.

I riu shqiptarë bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.