Ballina Kronika Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, si u shpëtuan plumbave të shënjestruarit

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, si u shpëtuan plumbave të shënjestruarit

19
0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Shkodër, në afërsi të bustit të Prekë Calit. Raportohet se një shtetas i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë. Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të Viktor Markut.

Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.