Në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta.
Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin .Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Në makinën e përfshirë në aksident në Polis Vilan edhe 7 fëmijë.
Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se banorë të lagjes ku ka ndodhur aksidenti, i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit dhe do transportohen për mjekim në spital. Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në mal.