Ballina Slider Xhaxhi militanti zbardh bisedën e Edit me Saliun, rrugës për në Theth,...

Xhaxhi militanti zbardh bisedën e Edit me Saliun, rrugës për në Theth, para se të shkonte me pushime

38
0

Rubrika është produkt artistik

Xhaxhi militanti ka ardhur në redaksi i ngrysyr, po ka thënë se ka zbuluar një gjë të rrallë. Madje ai ka hapërryer sytë, kur e ka thënë këtë dhe pasi ka heshtur për disa sekonda ka thënë se nuk është konsultuar me stafin po e ka sjellë direkt në redaksi. Sipas tij para se Edi të shkonte me pushime ka bërë një bisdë me Saliun, po larg vëmendjes së korrierve. Ata kanë udhëtuar bashkë, po biseda më e rëndësishme është bërë kur kanë bërë një pushim rrugës për në Theth. Xhaxhi militanti që betohet se nuk ja ka thënë edhe mbeskës këtë gjë ka zbuluar bisdën që është bërë ulur në trungje që ishin vendosur vetëm për ata dy si stola dhe përballë kishin mallet.
-Edvin je i madh për atë zot! Nga të shkrepi të më sjellësh këtej…si ja mbushe mendjen Altinit të SKAPIT apo nuk të tha ndonjë gja.
-Sali të solla këtej jo pa qëllim. E para të shohësh malet ….
-Eh sa më kishte marrë malli…me malet jam rritun o Edvin!
-Po çfarë lesh malesh je rritur ti o Sali! Edhe fshati që ke lindur bëhet jonxha më e mirë se në Shqipëri të Mesme….
-Ashtu vërtetë, po ama i kam parë malet rreth e qark…me borë dhe me gjelbërim…krenarë!
-Ke parë lesh o Sali male ti. Harrove se u nise për Tiranë për 14 vjeç për t’u bërë hoxhë dhe përfundove sekretar partie?
-Erdhën kohët. Isha fëmijë i padalë dhe u puqa me shoqëri të keqe. Ata më bënë komunistë dhe ndaj harroj ndonjë herë dhe të shajë. Po më thuaj çfarë të tha Altini, kur i the se do më marrësh me vete…apo nuk di gja ai, se je mjeshtër ti, e ke bërë si Falkonen fshatar…e qante Koco Devole i ndjeri këtë rol!
-Nuk më rezistoi jo. Më tha merre po kujdes, çoje andej maleve se andej nuk ka nga të iki . .vetëm mos e dërgo nga deti se me aq not sa di ai mund të na dalë në ujërat ndërkombëtare dhe hajde të merrem unë me ndërkombëtarët pastaj. Edhe që e ke marrë mos ta marrin vesh ata tha dhe nuk ka faj, i sulen të gjithë atij.
-Unë nuk tregoj gja…po mos ka shkuar ai Taulant muti i imi, apo ai Flamuri loqa yti …çfarë po them dhe unë, mos ka shkuar Flamuri im dhe më ka kërkuar në shtëpi se ata trapat e dijnë që jam brenda në shtëpi unë dhe se ata të Durrësit nuk i kishin paguar “hamurget” kur erdhën mbrëmë poshtë dritares. Nga Durrësi e hongra unë, andej do ta hashë dhe ti kur të mos jem unë. E sa për not, po çfarë not muti die unë…unë edhe në dush nuk rri më shumë se pesë minuta…po e bëja për inatin tand Edvin. Cfarë kanë hequr ata poshtë meje me bombula ajri që më mbanin sipër sikur po notoja…nganjëherë harroja edhe duart ti lëvizja.
-Tashti Sali të kam takuar që të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Po kryesisht këto kohët e fundit. Të falenderoj për amnistinë, të falenderoj për ligjin dhe mandatin tjetër që më dhe në tavolinë. I fortë je po ku i ke gjetur këta bylykët…
-Edvini im…kur kërkoja njerëz të zgjuar desh ma futën, ndaj nga themeluesit nuk ka ngelur njeri gjallë…tani me bylykët jam mire, edhe ti ke mësuar shumë nga unë…po ua fut këtyre të partisë. E ke bërë administratën si Pub.
-Tani çfarë iku, iku Sali. Kemi të tjera plane dhe kjo ishte arsyeja sekrete që të solla këtej. Duhet të mendojmë se çfarë të bëjë mandatin e katërt.
-Pse më pyet mue dhe jo Elisën…ajo të quan Skëndërbe!
-Ta dinin idotët Sali se çfarë ka bërë Skëndërbeu, do më thërrisnin Hamza mua, po nejse i lëmë këto gjëra.
-Po Taulanti?
-O Sali janë më debila se të tuajt, po këto të mijtë janë debila me lekë dhe nuk bien në sy njeherë, dhe shkojnë pastaj në burg se unë po vetë i çojë dhe lenë lekët dhe dalinpastaj si debilat tuaj.
-Je i madh Edvin. Për atë zot je i madh! Më ke ngjarë shumë dhe mos harro sa kam investuar për ty. Që nga ai moment që të rraha për krim pasioni, u urtove, u bëre politikan. Kam rrahur edhe të tjerë po nuk e kanë bërë punën kështu.
-Po pse të rrafme e quan ti atë? Po desh më vrave mor burrë?
-Po ta shpjegoj tani …Baci i SHIK-ut ishte mësues matematike. Ishte mësuar me të rrafme me nxënësit e tij. Edhe Safeti po mësues matematike…I mori atij ca debila atij për të rrahur ty….
-Edhe ata mësues matematike ishin …
-Jo Edvin, kishin qenë bari dhensh dhe lopësh…do u jesh dukur si dashi kopesë. Tani edhe unë due të falenderoj shumë për vulën, se vetë ma more dhe vetë ma dhe. Falenderoje dhe atë kunatën e asaj që ke ti aty, atë gjyqtaren tjetër e kam falenderuar vetë se ka pasur babain me pronat ajo….Porosia e fundit kujdes me Altinin. Mos e le të rrëmbehet. Po erdhi puna që nuk mban më ujë pilafi, fut njëherë Ilirin brenda. Sa të kaloj edhe manadati tjetër …çfarë po lexon pash zotin se ti të ban kurioz me idetë që ke
-Po lexoj Agollin e madh ku i shkruan atdheut Sali…brilante. Ja dëgjoje:

Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve,
Ti llërët lëmon në mengjes me shkumën e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,
Ti flokët lyen me lëngun e luleve të bjeshkeve…
Dhe cdo mëngjes bëhesh më e re dhe përze zhubra e rudha,
Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë,
Thinjët na fshin kur gjunjët na dhembin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…

-Edvin je i madh. Po Agolli i shkruante shpirti për malet e për fushat …ti je qerrata…po shef malet dhe po ta jep truni për ndonjë tunel tjetër…futja një …edhe po nuk e mbarove ti e mbaron Bela …mandatin e katërt ke edhe të pestin se unë këtu jam. Vetëm mos më fut në burg se nuk dua ti ngjajë Fatosit…
-Ku ka bir kurve që të fut në burg ty o Sali sa të jem unë njëherë. Sa vota më jep ti mu nuk më jep gjithë asambleja me deputetë e ministria, me Taulant e Elisa. Sondazhet e tyre gjithnjë më dalin keq. Sa del ti duke folur i kap në ajër ai i sondazhëve. Po pse po qesh?
-Edvin! Mu kujtuan ca vargje të të madhit Kadare! E kanë akuzuar se askujt nuk i shkroi vargje pas ’90. Po si gjigand që ishte më duket se këto vargje i ka shkruar për ty:

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.

-Sali je i madh! Tani nuk ka më parti! Edhe ti je te ato vargje. Ti andej nga PD, unë këtej nga PS. Tani do të lexoj një bejte që të shan pak , po nëse na akuzuojnë për bashkëpunim të kemi fakte.
-Edvin po ku kanë bythë ata të mijtë për bashkëpunim..edhe ai Gazi i bythës që i thonë i është prishur marmita …Po ma lexo njëherë!

Më gjeni gabimet tha Saliu
Por harroi ditëziu
Se Ligji 7501
Në Shqipni bani kërdi
Futi sherrin shpi më shpi
U banë lamsh burra e fmijë
Pronë e imja, pronë e tij
U ba qindshja mijë…
Janë të pastra, tha parét e Sudes
Parét e çin maçinit
Piramidat çmendën njerëzit
Varfanjakun dhe zengjinin.
97-a armët mori
Krim e vrasje rrugë më rrugë
Bante ligjin vetëm horri
Të frikësuar grua e burrë…
Kur hyni ujë shpi më shpi
Në Lezhë e Shkodër t’u ba kërdi
Njerëzit thanë erdhi pronari
Ai don pronat djalë pas djali…

-Mirë Edvin po unë do ti zbus pak tonet pas qeverisë teknike që ke bërë. Ku i gjete ata koqe politike…as une nuk ti jepja dot borxh ma të mirë. Thuaja një fjalë të mirë andej nga amerikanët dhe dërgoja këtë poezinë time:

Edi Rama asht Gjigand
I mbijetoi rrahjes dhe ferrit
Po kthen pronat anekand
S’i hap udhë vrasjes e sherrit.
Mendon për të mirën tonë
I ka hije fjala e puna
Nuk e tërheq sherri e dhuna
Për njerëzi e ngre një tullë
Edi Rama burrë mbi burrë
Edi Rama je Hero
Këtë popull veç ti e shpëto!

-Faleminderit Sali! Këtë popull vetëm ne të dy do ta mbajmë të lumtur. Më dërgo ndonjë ide se dua t’ja dërgoj këtyre qurravecëve të mij si kartolinë për pushime. Do të vij të marr prap! Kalofsh mirë legjëndë e diktaturës dhe tranzicionit.
-Mirë u takofshim o diktatori më modern i demokracisë!