Ballina Aktualitet “21Janari”/ Kalaja çon në SPAK 3 gjyqtarët e Lartë, ja për kë...

“21Janari”/ Kalaja çon në SPAK 3 gjyqtarët e Lartë, ja për kë bëhet fjalë (Emrat)

30
0

Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët vendosën që dosja e vrasjes së Aleks NIkës më 21 janar të hetohej nga Prokuroria e Posaçmes. Ajo akuzon për korrupsion anëtarët e Gjykatës së Lartë, teksa thotë se rekursi i familjarëve të Aleks Nikës nuk duhej marrë për bazë.

“Në emër të Partisë Demokratike, depozitojmë një kallëzim penal, kundër 3 gjyqëtarëve të Gjykatës së Lartë, konkretisht Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët në referim të dispozitave ligjore në fuqi, të parashikimeve kushtetuese, kanë dhënë një vendim jo vetëm antiligjor, por me veprime konkludente kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer korrupsion aktiv dhe pasiv dhe referuar po këtyre dispozitave ligjore, kanë kryer një vepër kriminale në dëm të shtetit të së drejtës për shkak se kanë pranuar rekursin e bërë të një personi që ka rolin e viktimës në këtë procedim penal, nuk legjitimohet viktima që në rastin konkret është bashkëshortja e të ndjerit, Aleks Nika, të bëj ankimim apo rekurs për kompetencën ose kundër vendimit të prokurorit që ka kaluar për kompetenc këtë dosje në prokurorinë e Tiranës.”