Ballina Politika “Fisnikët Begeja me pronë të blerë që në 1935”/ Skandali me pronat,...

“Fisnikët Begeja me pronë të blerë që në 1935”/ Skandali me pronat, reagon sërish Malltezi: Rama hajdut me gjyq në 2003

25
0

Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e kryeministrit Edi Rama, i cili nëpëmjet ligjeve dhe VKM-ve të miratura prej tij dhe mazhorancës socialiste, kanë mundësuar përvetësimin e 224 mijë metrave katrorë tokë në Vuno, nëpërmjet familjarëve të tij.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi ka publikuar një dokument i cili tregon se fisi Begeja, e ka pronën e blerë dhe të regjistruar në hipotekë që në vitin 1935, ndërkohë që Edi Rama një hajdut me gjyq fakti në vitin 2003, duke përvetësuar 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno.

‘Edi rama nuk ka vërtetim prone në ipotekë, nuk e ka as të blerë e as të dhuruar. Ka bërë gjyq fakti me 2 dëshmitarë dhe palaçot e fëmijëve tanë (kolegët dhe partnerët e edi ramës) mbyllin sytë ndaj vjedhjes’, shkruan Malltezi.

Postimi i plotë:

Fisnikët Begeja me pronë të blerë dhe të rregjistruar në ipotekë qysh 1935 dhe Edi Rama hajdut me gjyq fakti në 2003. Edi rama NUK ka vërtetim prone në ipotekë, nuk e ka as të blerë e as të dhuruar. Ka bërë gjyq fakti me 2 dëshmitarë dhe palaçot e fëmijëve tanë (kolegët dhe partnerët e edi ramës) mbyllin sytë ndaj vjedhjes.