Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen Kurti nuk ka zhvillim.
Sipas Hotit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.
“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar se “një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim”.
“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”.