Ballina Ekonomia Detyrimet e prapambetura ndaj të ardhurave, Bashkia Shijak rezulton një nga bashkitë...

Detyrimet e prapambetura ndaj të ardhurave, Bashkia Shijak rezulton një nga bashkitë me performancën më të mirë me 0% borxhe. Probleme Bashkia e Durrësit

26
0

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat e detyrimëve të prapambetura ndaj të ardhurave të bashkive gjatë 2023, ku dhjetë bashki të quajtura të vogla janë drejt “falimentimit”, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, së paku 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023 ndaj të ardhurave të veta. Klosi (339%), Memaliaj (270%), Dibra (156%), Malësia e Madhe (139%); Puka, Peqini, Dimali, Cërriku (120%); Kavaja dhe Tropoja (110%).

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2023 nga Ministria e Financave është rreth 4.8 miliard lekë. Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Kavajë në vlerën rreth 794 milion lekë, e cila përbën 16.7% të totalit të detyrimeve. Më pas, bashkia Tiranë në vlerën rreth 788 milion lekë, e cila përbën 16.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën rreth 363 milion lekë, e cila përbën 7.6% të totalit të detyrimeve; Bashkia e Durrësit në vlerën rreth 311.5 milion lekë, e cila përbën 6.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Pogradec në vlerën rreth 224 milion lekë, e cila përbën 4.7% të totalit të detyrimeve.

Ndërkohë ajo që nëm përshtypje është bashkia e Shijakut ku sipas grafikut të të dhënave të bërë publike nga ministria e Financave, rezulton një nga bashkitë me performancën më të mirë. Një fakt të tillë e pohuar edhe vetë kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana,  i cili është shprehur se ndihet krenar  për punën e mirë që kemi bërë në bashkinë Shijak në menaxhimin e mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve. Sipas tij referuar të dhënave të Ministrisë së Financave në grafikun e detyrimeve të prapambetura ndaj të ardhurave të bashkive gjatë 2023, Shijaku rezulton një nga bashkitë me performancën më të mirë me 0% borxhe.

“Ndjehem krenar për punën e mirë që kemi bërë në bashkinë Shijak në menaxhimin e mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në grafikun e detyrimeve të prapambetura ndaj të ardhurave të bashkive gjatë 2023, Shijaku rezulton një nga bashkitë me performancën më të mirë me 0% borxhe. Shijaku ❤️ ime!” ka shkruar Arbana në rrjetet sociale!