Ballina Lifestyle Grabitet shtëpia e Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles

Grabitet shtëpia e Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles

20
0

Hajdutët grabitën shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles.

Hajdutët thyen xhamin dhe hynë në pronën e tyre, raporton TMZ.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës teksa çifti ndodhej jashtë qytetit dhe alarmi i shkaktuar nga xhamat e thyer nuk ka mjaftuar për të ndaluar hajdutët të hyjnë brenda.

Hanks dhe Wilson nuk janë viktimat e vetme të vjedhjeve në Los Angeles dhe përreth. Së fundmi, një gjë e ngjashme i ka ndodhur reperit Bhad Bhadie, aktores Sarah Hyland dhe aktorit e komedianit Marlon Wayans.

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Ata festuan 36 vjetorin e martesës në maj.

Çifti u martua më 30 prill 1988.

Hanks ishte i martuar më parë me Samantha Lewes.Pas divorcit me Samanthan në vitin 1987, Tom filloi të takohej me Ritën – dhe pjesa tjetër është histori.