Ballina Politika “Kandidaturat në Himarë servilizëm për t’i hyrë në qejf Greqisë”/ Murrizi: Nuk...

“Kandidaturat në Himarë servilizëm për t’i hyrë në qejf Greqisë”/ Murrizi: Nuk mund t’u shkosh qytetarëve me mercenarë

57
0

Një garë mes dy minoritarëve të cilën nuk e meritonte si ofertë bashkia e Himarës që nuk iu përket minoritarëve. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, Myslim Murrizi, sipas të cilit zgjedhja e kandidaturave minoritare ishte servilizëm për t’i bërë qejfin Greqisë. Murrizi thekson se nuk mund t’u shkosh qytetarëve me mercenarë, teksa shton që ata do të votonin edhe Kim jong un për shkak të konceptit të tufës sipas tij, që ka e majta në ndryshim nga e djathta.

“Është një garë mes dy minoritarëve gjatë së cilës nuk e meritonte si ofertë ajo bashki që nuk iu përket minoritarëve. Edhe ata që mbajnë ca letra greke dhe u është lidhur një pension më shumë është helenizim ekonomik për interesa se kanë pasur një pasaportë në xhep që më para 2010 kishte vlerë se lëvizje në Europë pa viza, pas 10 nuk e ka. Nuk mund t’u shkosh qytetarëve të zonës me mercenarë. Kjo është për të dyja palët pushteti kishte luksin se ka gjithë makinerinë e nevojshme përpos militantëve. E majta me të djathtën megjithatë në Shqipëri nuk ka të djathtë ndahen në konceptin e tufës me individin ata shkojnë në rresht ku u thotë partia. Edhe t’u çonte Kim Jong-Un kandidat do ta votonin, se kur futen te perdja u shfaqet Rama shoku Enver, apo Hysni Kapoja në Tërbaç. Nuk e brejnë shumë se ka shkuar Tavo nga Dropulli, por PD duhet të respektonte vlerat e individëve brenda sojit të vet, të pyeste strukturën e degës së PD dhe të çonte njeri që të merret miratim formal nga ata. Ishte servilizëm i pështirë për t’i hyrë në qejf Greqisë një e dërgoi lobi grek nga Amerika një minoriteti nga ishte”.

Duke folur për kodin zgjedhor, Murrizi thekson se nëse shkohet me ofertë detyruese në zgjedhjet e 2025, opozita nuk do të fitojë. Ai thotë se në fushatën e Himarës nuk u panë deputetët e zonës, por Flamur Noka që sipas tij do përkthyes në Himarë.

“Nëse shkojmë në 2025 me ofertë detyruese; o palaçon tim o të Ramës, o hajdutin tim o të Ramës, o mashtrusin tim o të Ramës. Nuk mund të rrezatosh frymë ndryshe dhe të ngjallësh besim pse duhet të të votojnë ty, për çfarë? Nuk e pashë deputetin e Vlorës Bujar Leskajn në fushatë as Ina Zhupën si deputet e Sarandës e Lukovës. Flamuri do dy përkthyes në Himarë, edhe unë dua përkthyes në Himarë. Copa jeshile nuk qepet me pe të kuq. Ço atje një njeri që e duan strukturat atje. Nuk ngjisin”.

Sa i takon akuzave për pazar të votës në Himarë, ai thotë që edhe opozita në Tiranë bashkëpunon me mazhorancën, sikurse ndodhi me ndryshimet në kodin zgjedhor.

“Nëse je roje stani dhe të vidhen delet jo gjithmonë është faji i hajdutit. Ti ulesh me kryehajdutin e tenderave dhe kryehajdutin opozitës, të PPP-ve, tokave, pse në Lukovë, Tragjas e lumin e Vlorës. Pse? Kur të sheh ty që ulesh dhe bën një kod bastard në parlament, pse ai poshtë e ka të ndaluar të bëjë pazar? Pse atij i kërkon hesap se është ulur me minipalaçon e katundit të vet pse bën pazar? Unë e di që nuk pëlqehem nga këta. Edhe nëse mërzitet Berisha nuk ma ndjen hiç. Unë nuk bëj pazar me lirinë time. Nuk i llogaris për frymorë fare, kur bashkëpunojnëme qeverinë kryesore me qenin e stanit këtu dhe i kërkojnë llogari këtij poshtë”.

Ai thekson se opozita do të dërgojë mercenarë edhe në zgjedhjet e 2025-ës dhe ngre disa pikëpyetje.

“Qysh kur shkele parimin për të cilin ngrite frymë dhe ishte e fortë në 6 mars, qysh kur sjell dy birbo nënkryetar pa vote ke çeduar. Ka qenë me e fortë fryma opozitare në Rithemelim e Foltore pa vulë dhe pa këta fëlliqësira që duan të bëjnë fole për zgjedhjet. Tani nuk është më ai entuziazëm. A the për parti konservatore apo konservash? A the për parti që do respektosh votat apo rrotat ti çosh pa votë në krye të strukturave merr Luçiano boçin dhe çoje në Shkodër, çfarë lidhje ka Boçi në Shkodër? Merre Salianjin dhe çoje në Korçë Luçianon lërë në Elbasan pse do ta prishësh me zor atë lidhje individuale që kanë këta politikanë. Këto pyetje ia dërgoj Berishës. Ç’punë ka Gazi në Fier? Ky lloj mercenarizmi është kopje e shëmtuar e pisllëkut që bën mazhoranca. Siç ua plasa qelbësillëkun e herësit në surrat Lulit dhe Ramës dhe do të bashkohem fort me ata që do padisin 1/3 e listës së mbyllur të Oerdit dhe Damianit”.

Sipas tij “drafti është bërë në mënyrë sekrete nga dy skuthë jo demokratë, se ofendohen demokratët. Demokratë janë 507 mijë vota që ia dhanë në kushte raprezalje në ‘93 janë ata që kanë mbajtur opozitën gjallë dhe nuk kanë fituar një kokërr kripë nga pushteti. Këta nuk janë të zgjedhur. Ai që bëri negociata Oerdi nuk mund të ishte në parlament duhet të ishte Igli Cara. Le të shkonte Boçi që theu herësin do të ishte shumë dinjitoz. Është monopolizimi i grupit të ardhshëm parlament çfarë fiton vendi nga këta 25 eunukë?