Ballina Rajoni Miniera e litiumit “përçan” qeverinë serbe, Vuçiç akuzon Daçiç për “tradhti”, zbardhet...

Miniera e litiumit “përçan” qeverinë serbe, Vuçiç akuzon Daçiç për “tradhti”, zbardhet plani për rrëzimin e presidentit

40
0

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, tha se partia nuk merr pjesë dhe as nuk do të marrë pjesë përderisa është në krye të partisë, në asnjë aktivitet apo operacion kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe pushtetit aktual,. Më parë, Vuçiç deklaroi se në disa nga protestat e litiumit morën pjesë edhe përfaqësues të SPS-së. “Përkundrazi, aleanca jonë është mburoja më e fortë për mbrojtjen e Serbisë dhe interesave të saj kombëtare dhe shtetërore. Dhe prandaj performanca jonë e përbashkët e koalicionit në zgjedhjet lokale ishte e një rëndësie jetike”, ka theksuar Daçiç dhe ka njoftuar SPS-ja, shkruan “Nova.rs”.

Ai deklaroi se asnjë individ nuk ka të drejtë të veprojë ndryshe në emër të SPS-së dhe shtoi se çdo sjellje e ndryshme do të sanksionohet. Lideri i SPS-së ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të shtetit, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se në disa protesta kundër minierave të litiumit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të SPS-së. I pyetur për akuzat lidhur me Mali Zvornik dhe protestën kundër Rio Tintos, Vuçiç tha: “Epo, edhe drejtorët e ndërmarrjeve më të mëdha shtetërore në Serbi kanë mbajtur fjalime me këtë rast, kanë paguar njerëz, kanë inkurajuar, si drejtori i pyjeve të Serbisë”.

Para dy ditësh mediat serbe raportuan se në Mali Zvornik po zhvillohet një aksion me emrin e koduar “Rënia e murit”, qëllimi i të cilit është rrëzimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në Serbi u fol se ky mund të ishte një grusht nga brenda koalicionit, pasi flitej se krerët më të lartë të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), në bashkëpunim me strukturat e huaja ishin pjesë e një plani për të rrëzuar presidentin.