Ballina Kronika Po transportonte paketa cigaresh dhe shishe alkooli të kontrabanduara, e pëson keq...

Po transportonte paketa cigaresh dhe shishe alkooli të kontrabanduara, e pëson keq 50-vjeçari

63
0

Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se M.D 50 vjeç, u kap duke transportuar paketa me cigare dhe pije alkoolike të kontrabanduara.

Për pasojë janë sekuestruar paketat me cigare, pijet alkoolike dhe automjeti me të cilin po transportoheshin këto mallra. Procedohet penalisht pronari i subjektit për llogari të të cilit transportoheshin mallrat.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/ Evidentohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja, finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit 5”.

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, paketa me cigare dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 50-vjeçari.

Procedohet penalisht pronari i subjektit për llogari të të cilit transportoheshin mallrat.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paketa me cigare, pije alkoolike dhe automjeti me të cilin po transportoheshin këto mallra.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës së mallrave, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast paligjshmërie në këtë fushë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Tranzit 5”, gjatë të cilit:

-u vu në pranga shtetasi M. D., 50 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin B. Ç., pronar i një subjekti në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Gjatë operacionit, shtetasi M. D. u kap duke transportuar me një automjet, një sasi produktesh (paketa me cigare, pije alkoolike, shishe uji), të dyshuara të kontrabanduara, të cilat dyshohet se do shiteshin në biznesin e shtetasit B. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.