Ballina Politika Rama uron kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren: Mbështetje domethënëse për...

Rama uron kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren: Mbështetje domethënëse për PS

19
0

Kryeministri Edi Rama ka uruar kryebashkiakun e ri socialist të Himarës, Vengjel Tavon, për fitoren në zgjedhjet e ditës së djeshme.

Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se do të punojnë që Himara e vitit 2030 të jetë një prej destinacioneve turistike më të kërkuara të Mesdheut.

Rama e quajti spektakolare fitoren e Tavos dhe domethënëse mbështetjen për PS.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë🫶