Ballina Politika Vokshi i drejtohet Ramës: Për ilaçet e skaduara në QSUT dhe Pediatri...

Vokshi i drejtohet Ramës: Për ilaçet e skaduara në QSUT dhe Pediatri do reagosh, apo do heshtësh si me…

24
0

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka kërkuar nga qeveria të reagojë për ilaçet e skaduara, në një kohë kur ata u servireshin edhe fëmijëve në QSUT. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi thotë se Rama duhet të reagojë për këtë skandal, e jo të heshtë siç bëri me kartat e identifikimit të skaduara, në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës.

‘Për kartat e skaduara të votuesve në Himarë nuk reagoi. A do të reagojë Edi Rama për ilaçet e skaduara që i kanë kaluar te pediatria?
Reagimi i deputetes demokrate, Albana Vokshi vjen pas denoncimit publik në selinë e PD pak orë më parë për ilaçet e skaduar që qarkullonin në QSUT dhe pediatri, me dijeninë sipas saj edhe të ish drejtoreshës së QSUT, Albana Fico.