Ballina Opinion Një shtet i ri shqiptar do themelohet – Beogradi e Athina do...

Një shtet i ri shqiptar do themelohet – Beogradi e Athina do të…!

50
0

Nga Spartak Ngjela

Bashkimi i të gjithë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, është një domosdoshmëri historike.

Shqipëria etnike është në rrugë historike për të ardhmen…

I.

Shqiptarët e Kosovës po konvertohen në fenë kristiasne katolike.

Gjithkush duhet ta dije që feja është një bindje krejt personale, dhe varet nga ndërgjegjja e secilit. Prandaj nuk ka nevojë ky fenomen as për mërzitje të ndokujt, por as për eufori: feja është liri individuale për secilin që e pranon.

Dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

Feja sot është e ndarë nga shteti, ndërsa liria individuale është mbrojtje e personalitetit dhe dinjitetit të njeriut.

Pastaj, po lexoj mendime jashtë historisë për fenë e krishterë në Shqipëri.

Duhet ta njohin historinë e krishterimit…

Qyteti i parë Kristian në historinë botërore ka qenë Durrësi dhe trevat shqiptare të Adriatikut. Në këto territore krishterimin e solli Shën Pali përpara se kjo fe të lejohej në Rome.

Romakëve krishterimin ua dha Konstsndini i Madh, një nga shqiptarët e mëdhenj, i cili ishte nga Nishi, dhe, jo vetëm që drejtoi Perandorinë Romake, por edhe e ndau atë me arvanitasit e vet, dhe themeloi Perandorinë Bizantine. Edhe qytetin e dytë të Serbisë, Nish-in, Kontandini i madhe e themeloi, dhe e konsideroi si kryeqytetin e Dardanisë.

Por historia jonë Iliri – Dardani – Arbëri – Shqipëri është luftuar me terror dhe vrasje nga sllavet. Por tani gjithçka është në favorin e shqiptarëve, dhe koha e kërkon që historia e madhe Iliri – Arbëri – Dardani – duhet të shkruhet me përparësi, sepse kështu siç është, është e copëtuar për të dobësuar Shqipërinë Etnike si histori lavdie…

Por shqiptarët e devotshëm të Shqipërisë, në histori, e kanë detyrë kombëtare për ta rigrupuar historinë e etapave shqiptare që shkruam me lart, edhe pse rreziku terrorist greko – sllav mund të përmendet.

Dhe çdo shqiptar duhet ta mësojë historinë se treshja e madhe historike Iliri, Arbëri, Shqipëri i ka dhënë shumë botës. Dhe tani po e rimerr vetveten për të ardhur në shkëlqimin e parë.

II.

Janë dy shtete shqiptarësh sot në Gadishullin Ilirik, Shqipëria dhe Kosova, dhe do dalë edhe i treti që është Maqedonia Shqiptare.

Por nuk duhet harruar se edhe Çamëria drejt bashkimit kombëtar të Shqipërisë do të shkojë, si njësi juridike e veçantë.

Mbajeni mend: kjo do të jetë historia jonë e ardhshme, e cila e ka shqetësuar sot shumë edhe Beogradin, edhe Athinën: që janë dy pushtuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare.

Kurse…

Emigracioni shqiptar në Greqi po i habit të gjithë, që, në luftën aktuale lokale, midis Greqisë dhe Turqisë, ushtarët dhe oficerët me origjinë shqiptare në Greqi, janë kundër Turqisë me pasion. Grekët po habiten, por nuk e njohin historinë, sepse shqiptarët po mbrojnë dinjitetin shqiprar dhe e dinë që territoret ku bëhen luftimet kufitare, janë toka shqiptare që janë pushtuar nga Turqia. Nuk është një histori sporadike kjo, prandaj kërkon studim për të sjellë në historinë e Shqipërisë dinjitetin kombëtar shqiptar të emigracionit shqiptar në Greqi.

Por, edhe ata shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që flasin sot kundër historisë së madhe të Shqipërisë në ecurinë: Iliri, Arbëri, Shqipëri, nga Beogradi e nga Athina paguhen.

Por janë mjeranë, të dehur nga inferioriteti i tyre që paguhet nga antishqiptaria ndërkombëtare.

Por kush i pyet këta mjeranë që nuk dine që po diskreditohen, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

III.

Por sot është fakt që…

Shqipëria etnike po ecën drejt bashkimit kombëtar me ndihmën e aleatit tonë të madh, që është sot superfuqia unike e botës.

Kjo është sot një e vërtetë historike, që duhet t’i gëzojë shqiptarët.

Historia aktuale më në fund, po na sjell në kohën tonë kur Iliria ishte një superfuqi. Dhe deri tani, një nga arsyet e fshehjes historike që i është bërë Arbërisë në lidhje gjaku dhe gjuhe me shqiptarët, ka qenë frika e madhe e krijimit të Arbërisë moderne. Por sot gjithçka ka ardhur tek e vërteta.

Të gjithë duhet të mësohen, se, Arbëria moderne nga Tirana në Shkodër, nga Shkodra në Prishtinë, dhe, edhe nga Preveza e deri në Nish, do të jetë një domosdoshmëri historike në bashkimin e Arbërisë moderne, për të krijuar Shqipërinë etnike.

Prisni dhe shikoni…