Ballina Rajoni Pamje horror/ Publikohet momenti kur ekzekutohet biznesmeni i njohur, autori me skafandër...

Pamje horror/ Publikohet momenti kur ekzekutohet biznesmeni i njohur, autori me skafandër në kokë i afrohet dhe…

35
0

Është publikuar momenti kur biznesmeni grek u ekzekutua në automjetin e tij në Neo Psychiko. Në video shihet autori i veshur me rroba të zeza dhe në kokë mban një kaskë të bardhë teksa i afrohet me motor automjetit të viktimës.

Autori i krimit nxjerr armën dhe e qëllon nga xhami i shoferit 54-vjeçarin, Panagiotis Stathis, duke zbrazur karikatorin e pistoletës.

Më pas ai e mbush sërish karikatorin dhe qëllon përsëri në drejtim të biznesmenit duke u siguruar kështu që 54-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 korrik 2024 në Neo Psychiko në Greqi. Lidhur me këtë ngjarje deri më tani është arrestuar një 44-vjeçar. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë autori para se të kryente atentatin kishte bërë një sërë kërkimesh për biznesmenin grek.

Në celularin e të arrestuarit, efektivët i kanë gjetur një foto të Panagiotis Stathis, që dyshohet se është bërë nga vetë autori i dyshuar pas një takimi që ka pasur me një biznesmen në Mykonos. Në foto shihet Stathis në një dyqan në ishull dhe duke ngrënë me disa persona të tjerë.

Megjithatë, Policia po vepron me durim dhe pa nxitim, pasi hetimet janë hapur në disa nivele. Megjithatë, i arrestuari ende mohon çdo përfshirje në krim.