Ballina Kronika Bashkëshorti m*sakroi gruan me sëpatë, djali i mori jetën duke e hedhur...

Bashkëshorti m*sakroi gruan me sëpatë, djali i mori jetën duke e hedhur nga shkallët! Zbardhen identitetet e viktimave dhe 40-vjeçarit në Konispol

30
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Konispolit. Një 69-vjeçar i identifikuar si Huso Islami ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçaren, Shano Islami.

Pas krimit të rëndë, djali, 40-vjeçari Klement Islami ka hedhur nga shkallët të atin dhe ky i fundit ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.