Ballina Opinion Belaçorja!

Belaçorja!

21
0

Nga Kimete Berisha

1. Çanta e Vjosa Osmanit u bë çështje ballkanike, prandaj duhet të futet nën mbrojtje të shtetit, si aset i trashëgimisë kulturore, simbol i heroizmit të gruas që rezistoi për të mos e dorëzuar çantën.

– Veç Juda e ka ruajtur çantën e tij më fort, se thuhet që Juda ishte i pari në histori që mbante çantë.

2. Këndvështrimet për çantën e Presidentes janë të ndryshme.

Nëse i dëgjon ministrat e Kurtit, të krijohet përshtypja se secili ministër i tij e përfaqëson një shtet tjetër.

3. Si Ganimete Tërbeshi, presidentja nuk luti për mëshirë, por e la që ”hakun motrës t’ia marrin vëllezërit shqiptarë’.

– Se roja shqiptar i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë bëri turr si i çartur për ta ‘shpëtuar’ çantën e presidentes nga hapja. U nxorën edhe armët.

E mori më qafë djalin.

I shkreti, tash edhe mbeti pa punë, edhe hà burg sherri i megalomanes së tërbuar, e cila nuk është hera e parë që bën probleme në aeroport.

– Se do ta trajtojnë si mbretëreshë, pa pasaportë, pa asnjë pengesë, anipse është presidente e pasur e shtetit më të varfër në Evropë, do të duhej t’i vinte turp e ta ulte kokën që popullin e kanë varfëruar kaq shumë….

është presidente e shtetit që po zhbëhet nga padija, nga arroganca dhe nga mendjemadhësia.

4. Gratë shqiptare ende kërcënojnë me vëllezër, kush i ka, kush s’i ka i shfrytëzon si beshereta dajë e mixhallarë.

– Se burri, zakonisht’ s’e jep jetën për ty, se të njeh mirë.

5. Pasi që Donika Gërvalla, i dërgoi Maqedonisë notë proteste, Albin Kurti i tregoi kryeministrit maqedon se nana e Donika Gërvallës, është e Shkupit, që do të thotë se kjo është arritje e madhe e qeverisë Kurti, të jesh i Shkupit.

– Por Albin Kurti për dallim nga unë mendon se çështja e çantës nuk ishte provokim, e unë mendoj që provokim po, por i Vjosa Osmanit.

– Njeriu i matur i fashit problemet, e nuk i dramatizon ato në terrenin e huaj, sipas provokimit dhe qejfit të huaj.

6. Presidentja u duk si gjynah edhe dje në Kroaci, ku presidenti kroat tha se e kam ftuar këtë grua në aktivitet folklori dhe patriotizmi në fshat (endeshin arave nëpër diell, me flladitëse kineze)…

Sepse Kosovën e kanë braktisur ndërkombëtarët.

Ajo kishte veshur fustan me gjyla-gjyla.

7. Ndërkohë, për t’ia zbutur zemrën, Kurti i tregoi Mickoskin se edhe nëna e Konjufcës është nga Shkupi,

– Që do të thotë se Maqedonia e ka nëduar pushtetin e Kosovës (me bija), se ndryshe çfarë ka dashur t’i thotë Mickoskit, duke i përdorë politikisht nanat shqiptare.

– S’di pse nuk i tregoi se edhe Avni Dehari është i një katundi të Kumanovës…!

8. Kur shkon në Greqi, Kurti u tregon atyre se Mihajli, është vajza e grekut, Aleksandrit, prandaj askush nuk hyn në Vetëvendosje pa kaluar nëpër postbllokun e Mihajlit!

– Kur flet me serbë, u tregon serbëve se ka mbledhur rreth vetes plot këshilltarë shqiptarë pro serb.

– Këta këshilltarë po e mësojnë se si të afrohet me serbët, por të duket sikur po largohet prej tyre.

9. Ndërkohë, sot Albin Kurti i ka mbyllur disa posta të Serbisë në Veri.

– Pasi që ka mundur t’i mbyll, pse ka pritur deri në fund të mandatit.

P.S. ‘U ndamë në errësirë, Atë natë kur binte shi…’