Ballina Kronika DURRES/ Makina me urgjencë drejt spitalit me fëmijën e sëmurë, kalon semaforin...

DURRES/ Makina me urgjencë drejt spitalit me fëmijën e sëmurë, kalon semaforin e kuq, përfshihet në aksident dhe përplas dhe disa mjete

41
0

Një aksident është regjistruar sot në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen 16, rruga Vllazërimi.

Një makinë që ishte me urgjencë, ndërsa brenda kishte një fëmijë të sëmurë, ka kaluar me semafor të kuq, ndërsa është përplasur me një furgon.

I mituri është dërguar në spital ndërsa nga përplasja e mjetit, janë dëmtuar dhe disa makina të tjera që ishin të parkuara.