Duket se Julian Alvarez më në fund do të nisë një aventurë të re, kësaj radhe larg Anglisë.
Sulmuesi argjentinas, që fitoi çdo trofe të mundshëm me Manchester Cityn, është shumë pranë kalimit drejt Atletico Madrid.
Mediat bëjnë me dije se “Qytetarët” kanë rënë dakord me klubin spanjoll për një shumë rreth 95 milionë euro, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit anglez.
Këtë verë, Alvarez shprehu dëshirën për t’u larguar nga Manchester City, kjo dhe për shkak të minutave të pakta, pasi i preferuari i Guardiolës vazhdon të jetë Erling Haaland. Dëshirën e sulmuesit e pranoi dhe vetë trajneri spanjoll, i cili i hapi derën largimit të tij.