Ballina Rajoni Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë/ Reagon Vuçiç: Sjelljet e Kurtit...

Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë/ Reagon Vuçiç: Sjelljet e Kurtit përpjekje për të shkaktuar konflikt të armatosur

57
0

Policia e Kosovës ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës së hënë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë përpjekje për të shkaktuar konflikt të armatosur.

“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen. Kurti po e bën këtë në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore”, ka thënë Vuçiç. Ai ka pretenduar se me veprimet e fundit është shkelur një marrëveshje e vitit 2015, e arritur në Bruksel, për telekomunikacionin dhe Postën e Serbisë.