Ballina Kosovë Mbyllja e Postave serbe në veri/ Pas BE e SHBA, edhe Gjermania...

Mbyllja e Postave serbe në veri/ Pas BE e SHBA, edhe Gjermania del kundër: Hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet

70
0

Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë. Siç informuan zyrtarët policorë, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç janë mbyllur nga tre objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Por ky aksion nuk u mirëprit nga ndërkombëtarët. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në platformën “X” shkroi se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, shkruan Rohde.

Kundërshtime për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë kanë pasur edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa të njëanshëm, dhe se këto çështje duhet diskutuar në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.