Ballina Kronika Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, e pëson keq 40-vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, e pëson keq 40-vjeçari

18
0

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin S. K., 40 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Gjithashtu, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Patos, E. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetet që këta shtetas drejtonin, u gjetën mallra të ndryshme që dyshohet se po i transportonin me qëllim shitjen, pa fatura tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.