Ballina Sport Zbulohet lista e ngushtë e katër yjeve që Man Utd po i...

Zbulohet lista e ngushtë e katër yjeve që Man Utd po i konsideron për mesfushën

49
0

Manchester United mbetet i interesuar për të nënshkruar me Manuel Ugarten nga PSG-ja, por ata gjithashtu po monitorojnë edhe katër mesfushorë të tjerë.

Muajin e kaluar, Ugarte doli si prioriteti kryesor i Unitedit për mesfushën, madje një marrëveshje u duk afër pasi klubi arriti marrëveshje personale me lojtarin.

Sidoqoftë, tashmë janë vënë dyshime, pasi ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë të gatshëm që të paguajnë 51 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo ka bërë që ata të fokusohen tek disa alternativa të tjera. Sander Berge (Burnley) është në mesin e kandidatëve potencialë, pasi drejtuesit e klubit u takuan me kampin e tij për të diskutuar një lëvizje të mundshme.

Berge ishte njëri prej lojtarëve me paraqitjet më të mira për Burnleyn sezonin e kaluar në Ligën Premier, duke u renditur si lider në driblime, prekje të topit dhe saktësi të pasimeve.

Përveç Sander Berges, janë përmendur edhe Youssouf Fofana (Monaco) dhe Martin Zubimendi (Real Sociedad), me këtë të fundit që shkëlqeu për Spanjën në Euro 2024.

Një emër tjetër në listë është edhe Sofyan Amrabat (Fiorentina) i cili iu bashkua atyre në formë huazimi një vjeçar sezonin e kaluar, por që 27-vjeçari nuk ia doli të gjejë hapësira në ‘Old Trafford’ pasi u paraqit si titullar në vetëm 15 ndeshje nga 30 gjithsej.

Sidoqoftë, ai e gjeti formën e tij në fund të sezonit dhe dhuroi një paraqitje fantastike në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt.

United paguajti 8.5 milionë euro për ta transferuar Amrabatin në formë huazimi, por që kishin edhe opsionin për ta blerë kartonin e tij për 21.4 milionë euro, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marr ende