Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në Tiranë.
Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, se është dhunuar fizikisht teksa ishte duke ngrënë darkë.
Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha.
Kjo e fundit është e njohur për publikun si ish-konkurrente e formateve ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother VIP’.
Ajo thotë se dëmtimet janë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një mesazh, ku i thuhet se “dhurata” nuk ishte nga Antonela, por Mariela, pasi pretendohet se vajza e dhunuar ka hyrë mes një çifti.