Ballina Kronika Dhuna në familje ‘godet’ sërish/ Njëri rrahu nënën tjetri bashkëshorten, e pësojnë...

Dhuna në familje ‘godet’ sërish/ Njëri rrahu nënën tjetri bashkëshorten, e pësojnë keq dy të rinjtë në Durrës

18
0

Arrestohen dy të rinj në Durrës, njëri rrahu nënën tjetri bashkëshorten. M. Z., 28 vjeç dhe A. M., 31 vjeç të dy banues në Durrës janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen për dhunë. Sipas policisë M. Z., 28 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa A. M., 31 vjeç, banues në Durrës ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Teksa dy të rinjtë kanë përfunduar në pranga, materialet janë referuar në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi M,Z., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Shtetasi A.M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.